Besëlidhja Shqiptare

5 Pikat

Jo program elektoral. Një vijë e kuqe shqiptare.

Këto pika nuk janë premtim partie. Janë minimumi që e ndan një protestë shqiptare nga një pazar politik.

  1. Rama ik. Qeveri tranzitore.

    Edi Rama duhet të largohet dhe vendi të shkojë drejt një mandati të ri shqiptar, pa kapje partie dhe pa pazar të vjetër.

  2. Kod i ri zgjedhor. Fund marrëveshjes së 2008.

    Shqipëria nuk mund të dalë nga kriza me rregullat që Rama dhe Berisha ndërtuan për të mbajtur peng përfaqësimin. Duhet garë e barabartë, lista të hapura dhe hapësirë reale për alternativa të reja.

  3. Hetim, drejtësi, sekuestrim.

    Çdo zyrtar, oligark apo bashkëpunëtor që ka abuzuar me pushtetin duhet të hetohet. Pasuritë e krijuara nga korrupsioni duhet të sekuestrohen sipas ligjit dhe t’u kthehen shqiptarëve.

  4. Shteti t’u kthehet shqiptarëve.

    Administrata, drejtësia, policia, mediat, prona publike dhe institucionet nuk janë pronë partie, oligarkësh apo patronazhistësh.

  5. Shqiptarët vendosin. Referendum për vendimet e mëdha.

    Vendimet që prekin Kushtetutën, sistemin zgjedhor, pronën publike dhe pasuritë strategjike nuk mund të mbyllen nga kryetarët e partive. Shqiptarët duhet të kenë të drejtë reale referendumi dhe kontrolli publik.